DVP Elbasan
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin D. H., banues në fshatin Tregan, Elbasan, pasi u konstatua se kryente punime ndërtimi, në tejkalim të lejes së dhënë nga autoritetet kompetente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. M., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar në lagjen Shënkoll, shtetasin R. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 72-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gramsh/Në fshatin Holtas, u gjet nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja dhune, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Xh. Ll., 58 vjeç. Nga veprimet hetimore, rezulton se shtetasi Xh. Ll. vuante nga probleme të shëndetit mendor.