Qafë Thanë/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare në kufirin e gjelbër, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kalimit të paligjshëm të emigrantëve.
Finalizohet operacioni policor “Perimetri 201”.
Operacioni nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec.
U kap në kufi të gjelbër, duke ndihmuar, kundrejt pagesës, 2 emigrantë, që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Maqedonisë së Veriut, vihet në pranga 43-vjeçari.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
Shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrolleve të ushtruara në kufirin e gjelbër, konstatuan shtetasin A. S., duke ndihmuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.