Hapen aplikimet për pranimin në funksionin ndihmës të Policisë së Shtetit, Ispektor, ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit-punonjës administrativ-kategoria III-b.
Aplikimet fillojnë më datë 22.11.2022 dhe përfundojnë më datë 30.11.2022.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin ndihmës, “Ispektor ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë diplomë të nivelit të dytë “Master”, në Shkenca Informatike, Teknologji Informacioni, Elektronikë ose fusha të ngjashme;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune 3 vjet përvojë pune ku përfshihen aspekte të ndryshme;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për funksionin e veçantë “Inspektor Ekspert”, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Video”, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” janë si më poshtë:
- Të ketë diplomë të nivelit të dytë “Master”, në Shkenca Informatike, Teknologji Informacioni, Elektronikë ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike të demonstruara si dhe në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
- Të njohi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
- Të ketë aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
- Të ketë aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të veprimtarisë kompjuterike/elektronike dhe aftesi shume të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të prezantojë qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
- Të jetë i specializuar dhe trajnuar në fushën e teknologjive kompjuterike.
- Të ketë përvojë pune 3 vjet përvojë pune ku përfshihen aspekte të ndryshme.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze, aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
- Të ketë njohuri në lidhje me aktet ligjore dhe nënligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit
- Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip ;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Ispektor ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, kryen këto detyra specifike:
- Asiston shefin e Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Video në lidhje me kryerjen e ekspertimeve Kompjuterike dhe Audio/Video .
- Kryen ekspertime kompjuterike dhe Audio/Video.
- Merr pjesë në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe në veprimet e rëndësishme kriminalistike ku përfshihen prova dixhitale, kur kërkohet ndihmë nga strukturat e policisë gjyqësore, prokurorisë apo laboratorët rajonal të Policisë Shkencore.
- Kryen detyra administrative dhe teknike në të gjitha aspektet e veprimtarisë së ekspertimit kompjuterik;
- Identifikon nevojat për përmirësimin dhe përditësimin e metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike dhe kurrikulës së trajnimit të ekspertëve kriminalist dhe policisë gjyqësore në fushën e provave dixhitale;
- Kryen në mënyrë aktive studime dhe hulumtime kriminalistike, në lidhje me çështjet e ekspertimit kompjuterik, zbatimit të metodikave dhe rishikimit e përmirësimit të vazhdueshëm të tyre;
- Ndjek në mënyrë periodike trajnime të vazhdueshme për mbajtjen koherente të njohurive të tij me zhvillimet teknologjike dhe metodat e reja ekzaminuese si dhe merr masa për njohjen me çdo material si udhëzues, manuale, botime, etj, të ofruara nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike.
- Paraqitet në Gjykatë për interpretim konkluzionesh.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprorët e tij, sipas akteve ligjore dhe nënligjore.
Procesi i konkurrimit përfshin:
a. Jetëshkrimi i aplikantit:
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);
b. Intervista:
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Intervistimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Intervista do te zhvillohet më datë 07.12.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.