Manzë, Durrës
Ishte shpallur në kërkim, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 106 bimëve kanabis.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:
F. L., 28 vjeç, banues në Luz, Krujë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në muajin korrik 2020.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.