DVP Vlorë/Finalizohet, pas një pune hetimore disajavore, faza e dytë e operacionit “Piqeras”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
U kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 3 shtetas, bashkëpunëtorë me 21-vjeçarin e arrestuar gjatë fazës së parë të këtij operacioni.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Piqeras”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e lartpërmendura, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan me sukses fazën e dytë të tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-R. R., 33 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me 2 automjete, kundrejt fitimit, 3 emigrantë të paligjshëm.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit. Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim