Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Manzë-Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, operacioni policor i koduar “Delikti”.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë kriminalë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delikti”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:-Xh. S., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, i kanë gjetur në çantën e supit, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Ky shtetas, në vitin 2020, ka plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij. 19-vjeçari, për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Tepelenë-Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 muaj burgim.Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:Edison Lama, 27 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.Ky shtetas ka qenë pasagjer në një automjet tip “Volkswagen”, në të cilin u gjet lëndë narkotike, në janar të vitit 2019. Automjeti u ndalua nga Policia, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mat/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Mat, pas kallëzimit nga shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në fshatin German, Burrel, për vjedhjen pa thyerje, të shumës 170 000 lekë të rinj, në banesën e tij, kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar dhe shoqëruar një shtetas i mitur 12 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes së shumës së parave, në banesën e 66-vjeçarit, më datë 16.11.2022. Kjo ngjarje është publikuar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, më datë 17.11.2022.Shtetasi i mitur, pas marrjes në pyetje në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit, është lënë i lirë.Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që e kanë nxitur 12-vjeçarin, për të kryer vjedhjen.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.
Pukë-Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.Vihet në pranga 34-vjeçari që u konfliktua me babanë e tij.Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, të cilën e posedonte 34-vjeçari i arrestuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 9 janë arrestuar, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 4 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 12 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar, 5 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, vijon puna nga Policia; 1 rast i veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim dhe 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.