Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 43 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 10 janë arrestuar në flagrancë dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 3 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 4 të tjerë të peoceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 3 autor të arrestuar, 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor ende të paidentifikuar.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirjeve telefonike”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.