Vlorë – Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Electronics”

Shkon në 3 numri i të ndaluarve.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë me 36-vjeçarin e ndaluar dy ditë më parë.

Zbardhen edhe 3 raste të tjera të vjedhjes, të kryera nga këta shtetas, në qytetin e Vlorës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Electronics”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan fazën e dytë, si rezultat i së cilës u ndaluan shtetasit A. B., 17 vjeç dhe K. B., 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 15 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

Këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasin B. Ll. (i ndaluar dy ditë më parë), për vjedhjen në dyqanin e pajisjeve elektronike, në lagjen “Pavarësia 3”, si dhe kanë tentuar të vjedhin në dyqanin tjetër me pajisje elektronike, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 rasteve të tjera të vjedhjes, të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:

-Më datë 31.10.2022, kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetasi, në lagjen “24 Maji”;

-Më datë 20.08.2022, në lagjen “Isa Boletini”, kanë tentuar ti vjedhin një shumë parash, një shtetasi;

Më datë 18.10.2022, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve