Kanosi me armë sportive një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet menjëherë në pranga 23-vjeçari.
Durrës
Kanosi me armë sportive një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet menjëherë në pranga 23-vjeçari.
Të arrestuarit iu sekuestrua arma sportive me të cilën kanosi, si dhe pranga si ato të Policisë, municion luftarak dhe disa aparate celulare, që iu gjetën në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 18, Durrës, një shtetas kishte kanosur me armë sportive një shtetas tjetër, gjatë një konflikti midis tyre, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi i menjëhershëm i shtetasit:
– A. D., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive dhe ka goditur me grushte, një shtetas. Në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 23-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan, pranga si ato të Policisë, municion luftarak dhe disa aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.