Raporti ditor, 9 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brreti”.Vodhën me armë zjarri, në banesën e një shtetasi, në fshatin Brret, identifikohen dhe kapen 2 autorët e dyshuar.Sekuestrohen arma e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë vjedhjes, municion luftarak dhe sendet që këta 2 shtetas vodhën në banesën e një 40-vjeçari.2 autorët e arrestuar, të dyshuar edhe për disa raste të tjera të vjedhjes me armë, në vende të ndryshme.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në fshatin Brret, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brreti”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:-K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç, të dy banues në Laç.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, per veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.

Gjirokastër-Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje në qytetin e Gjirokastrës, vihet në pranga 29-vjeçari.Gjithashtu, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga DVP Vorë, për veprën penale “Vjedhja”.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë arrestuar shtetasin B. Ç., 29 vjeç, banues në Vlorë.Ky shtetas dyshohet se në datën 06.11.2022, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka vjedhur 2 objekte duralumini, në një pallat, ndërsa në datën 07.11.2022, po në lagjen “18 Shtatori”, ka vjedhur 1 objekt duralumini, në një pallat tjetër.Gjithashtu, shtetasi B. Ç. ishte shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 11 janë arrestuar, 36 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 8 të tjërë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar një rast i veprimtarive kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të arrestuar.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 6 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Keqtrajtimi i të mirtuve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë; 1 rast i “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me 1 shtetas të ndaluar; 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.