Raporti ditor, 11 tetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Malësi e Madhe/Vijon operacioni “Vallas”, shkon në 13 numri i të arrestuarve. Qarkullonte me armë zjarri automatik në automjet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.Arrestohet në flagrancë një shtetas tjetër, pasagjer në automjetin që drejtonte 38-vjeçari.Sekuestrohet një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me fishekë.Operacioni “Vallas” u zhvillua në muajin qershor të këtij viti dhe u finalizua me sekuestrimin e 246 kg kanabis, arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 8 bashkëpunëtorëve të tyre.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve në terren, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tij.Në rrugën dytësore të fshatit Bajzë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti tip “Volksëagen”. Gjatë kontrollit të automjetit ne drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin H. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë.Në përfundim të veprimeve, u ndalua shtetasi A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Shkodër, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, në kuadër të veprimeve procedurale për operacionin “Vallas”.Gjithashtu u arrestua në flagrancë pasagjeri në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim në kaudër të operacionit “Vallas”.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Devoll-Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një 34-vjeçari.Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.Goditen 3 raste të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, vihen në pranga 7 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie.Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 32 janë arrestuar, 49 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, njëri prej të cilëve i mbetur në tentativë, me 4 shtetas të arrestuar. Rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, me 3 shtetas të arrestuar 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të shpallur në kërkim. Është evidentuar gjithashtu 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre. Një rast tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Fyerja dhe “Shpifja”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, me 2 shtetas në total, të arrestuar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 8 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 19 shtetas të arrestuar, si dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.