Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës / Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Next”.Të kërkuar sepse përshtatën një lokal për përdorim dhe shpërndarje droge, në vitin 2019, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Fier-Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasit -I. H., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.-E. M.(H)., 25 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në datën 31.03.2022, i ka marë shtetasit S. A., me anë të mashtrimit, me pretendimin për ta rregulluar në servis, automjetin tip “BMË”, të cilin nuk ia ka kthyer më.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 69 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë-Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës, vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kontrolleve të ushtruara ndaj personave me rekorde të mëparshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.Në rrugën “Margarita Tutulani”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin S. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 14 janë arrestuar, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të ndaluar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 12 raste, 5 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shettas të ndaluar, 5 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon punën Policia dhe me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Gjithashtu , janë evidentuar 1 rast i veprave penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i veprës penale “Marrja pa të drejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 13 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe nga 1 rast i veprave penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilëve 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 23 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 14 shtetas të arrestuar, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.