Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vau i Dejës, Shkodër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Neutralizimi”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me rekorde të theksuara kriminale, në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.Qëlloi me armë zjarri ndaj shërbimeve të Policisë në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij, falë profesionalizmit të shërbimeve të Forcës Speciale RENEA, neutralizohet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje.Sekuestrohen 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe dylbi.Shërbimet e Policisë Kriminale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Vau Dejës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, po futej në banesë, kanë finalizuar, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, operacionin policor të koduar “Neutralizimi”.Në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit, për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë.Me ndërhyrjen profesionale dhe në zbatim të ligjit, të shërbimeve të Forcës Speciale RENEA, u bë i mundur neutralizimi i shtetasit që qëlloi me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë. Si rezultat i operacionit “Neutralizimi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, A. Gj., 49-vjeç, banues në Barbullush, i dënuar më parë për vrasje.Shërbimet e Forcës Speciale RENEA i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i kanë gjetur dhe i kanë sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Sekuestrohen sasi drogash të forta, heroinë e kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash e përfituar nga tregtimi i tyre.Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar “October”. Evidentohet dhe goditet një rast i veprimtarive kriminale të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.Vihet në pranga 32-vjeçari, i cili mbante doza heroine dhe kokaine, në automjet dhe sasi të tjera të këtyre lëndëve narkotike, në banesë.Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “October”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-S. Z., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit. Në vijim të operacionit “October”, u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kukës/U kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, dru të prera në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 32- vjeçari, përsëritës në prerjen e paligjshme të pyjeve.Sekuestrohen automjeti dhe lënda drusore.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të prerjes së pyjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Osmanaj, duke transportuar me automjet, një sasi lënde drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. Gj., më datë 12.10.2022, ka prerë në mënyrë të paligjshme, një tjetër sasi drush, në vendin e quajtur “Laku i Dardhës”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe lënda drusore.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori, për veprat penale “Shkatërrimi i rrugëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, përfaqësues i një subjekti privat, pasi punonjësit e këtij subjekti, duke kryer punime për ndërtimin e një rrjeti për shpërndarjen e internetit, në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, kanë dëmtuar një pjesë të kësaj rruge. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi P. M. fshihte të ardhurat e përfituara nga punësimi i një punëtori, në mënyrë të paligjshme.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Fier-Vijojnë kontrollet, me shërbime të shtuara policie, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, përpunimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me AMP-në, Fier, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas prodhonte dhe shiste lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll në magazinën ku dyshohej se mbahej lënda narkotike, në fshatin Libofshë.Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të magazinës, shtetasit A. (I). Y., 36 vjeç, banues në Libofshë, Fier, i cili dyshohet se është poseduesi i lëndës narkotike të sekuestruar.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 70 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 43 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe me 9 shtetas të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 11 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 raste i veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të arrestuar.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhunimi i banesës”, “Fyerja” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar; “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të ndaluar dhe “Përndjekja” me 1 shtetas të ndaluar. Janë evidentuar 2 raste të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, me 4 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 9 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 8 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.