Raporti ditor, 29 tetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë/Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Free road 4” dhe “Contraband 3”, për goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshme.Operacionet, nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.✅  Operacioni “Free road 4”- U kap në flagrancë duke transportuar me autobus, veshje dhe mallra të tjera të kontrabanduara, vihet në pranga 41-vjeçari. Arrestohen edhe 3 pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, për t’i shitur në dyqanet e tyre.✅  Operacioni “Contraband 3”- Arrestohet 38-vjeçari që mbante në një ambient në pronësi të tij, 320 shishe me pije alkoolike, të kontrabanduara.Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar në total, 5 shtetas.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- A. S., 41 vjeç, banues në Fier;- Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.Shërbimet e Policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- Xh. T., 38 vjeç, banues në Zall Herr. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Babrru, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 320 shishe me pije alkoolike, që dyshohen se janë kontrabanduar në vendin tonë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin:- F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lezhë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Spiten”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.Vihet në pranga një 32-vjeçar që posedonte pa leje, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje dhe qëllonte në ajër, me to, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Spiten”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:-A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje.Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë).Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 49 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 12 shtetas të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 raste i veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Ngacmimi seksual”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të ndaluar dhe i “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të arrestuar.

Është evidentuar nga 1 rasti i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe të prostitucionit, me 3 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, në total. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 9 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.