Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit-Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.
Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Undone”.Kanosën për jetën, një shtetas, që t’u jepte 150 000 paund, vihet në pranga 29-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi T. M., se dy persona e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Undone”.Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:-V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund.Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Qarku”.Finalizohet faza e 9-të e këtij megaoperacioni.Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.Policia gjen dhe sekuestron edhe 2 armë zjarri me silenciator (kallashnikov dhe pistoletë).Gjenden dhe sekuestrohen edhe fara kanabisi që do të kultivoheshin në ambientin e përshtatur me llamba.Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, poseduesi i sendeve të kundërligjshme.Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses fazën e 9-të të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:A. P., 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër.Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciator (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare. Një ditë më parë u finalizuaa faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.Megaoperacioni vijon.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 11 janë arrestuar, 64 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë 5 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 14 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 12 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të ndaluar.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 8 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Moskallëzimi i krimit”, “Fyerja” dhe “Mbajtja pa leje e uniformës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rasti i veprimtarive kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm dhe kalimi i paligjshëm i kufirit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 1 rast i “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 rast i “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të arrestuar
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 2 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.