Raporti ditor, 4 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Port, Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie.Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lezhë / Vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.Strukturat operacionale të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e DVP Tiranë, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur në Lezhë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:-F. K. (P)., 29 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lushnjë-Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave në doza.Vihen në pranga 2 shtetasit që e ushtronin këtë veprimtari kriminale.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e  Lushnjës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vendin e quajtur “Ura e përrroit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. A., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E. H., 30 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 41 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 3 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 14 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar një rast i falsifikimit kompjuterik, me 2 shtetas të arrestuar.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar: 4 raste të veprës penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i “Vepra të turpshme”, me një shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilëve 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat policore, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.