Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Fier / Sekuestrohen një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kanabis, si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar “Territori”.Goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.✅️Lëvizte me armë zjarri (pistoletë), me municion luftarak dhe me sasi lënde narkotike, të ndarë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari.✅️Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, sërish me doza lënde narkotike me vete dhe duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, evidentuan dhe goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori”.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:-A. C., 20 vjeç, banues në Fier.Ky shtetas u kap në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit, 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Në vijim të verifikimeve, rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, po për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Derveni”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës.Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.Shpallen në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij) që kishin në ruajtje banesën e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.Gjendet dhe bllokohet një furgon brenda të cilit kishte pajisje të shumta elektrike, që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.Sekuestrohen 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo që u gjetën brenda 2 ambienteve të përshtatura me llamba.Sekuestohen gjithashtu, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës.Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”.Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve:-Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 16 janë arrestuar, 44 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 2 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat policore.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim; 1 rast i “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.