Raporti ditor, 9 shtator 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chips”.Operacioni, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.Vihet në pranga një shtetas, i cili në vitin 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë.Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, në bazë të një procedimi penal të vitit 2014, të rifilluar në prill të këtij viti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Chips”.Si rezultat i ketij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali.Shtetasi A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVKM Vlorë-Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.Nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese në plazhin e Borshit dhe nuk dispononte dokumentacionin në bord, ndëshkohet me masat administrative 500.000 dhe 10.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues tip gomone.Bllokohet mjeti lundrues.Shërbimet e Policisë Kufitare në Borsh dhe Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Borshit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord. Nga shërbimet e Policicë Kufitare është bërë menjëherë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës.Në bazë të ligjit nr.43 të vitit 2020, neni 24/1/c, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi I. H. u ndëshkua me masën administrative 500.000 lekë të rinj, për mosrespektimin e zonës së kufizuar për mjetet lundruese.  Gjithashtu, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord).Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Peqin / Punë intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Peqin, operacioni policor i koduar “Shëtitësi”.Vodhi instalime elektrike dhe paketa me cigare, në 2 biznese të ndryshme, vihet në pranga 35-vjeçari, përsëritës i veprimtarisë kriminale të vjedhjes.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po vidhte instalimet elektrike në një biznes, në fshatin Bishqem, Peqin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Elbasan.Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari është gjithashtu, autor i vjedhjes së disa paketave me cigare, në një dyqan në pronësi të shtetasit V. S., vjedhje e ndodhur më datë 04.09.2022.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi kabllosh elektrike dhe mjete të tjera që shërbenin për prerjen e tyre.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tepelenë-I vodhi çantën e dorës një shtetaseje çeke, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase çeke, për vjedhjen e çantës së dorës së saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.Falë punës hetimore u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit, shtetasit M. H., 54 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë.Pas kërkimeve të pandërprera nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. H., i cili në datën 07.09.2022, në qytetin e Tepelenës, i ka vjedhur shtetases çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çanta e dorës, një aparat celular, një orë dore, dy karta banke, 110 euro dhe 6000 lekë.Materiale në ngarkim të shtetasit M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.

Himarë/Informacion paraprak-Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 22 janë arrestuar, 58 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, një rast tjetër ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për likalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 15 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Evidentuar gjithashtu:

-1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, “Dhunimi i banesës”, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”dhe “Fyerja”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësit të Policisë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar;

-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale: “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallu në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, si dhe

-2 raste të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilëve  shtetas ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 9 shtetas të arrestuar, si dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.