Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chips”

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chips”.

Operacioni, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, i cili në vitin 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, në bazë të një procedimi penal të vitit 2014, të rifilluar në prill të këtij viti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Chips”.

Si rezultat i ketij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali.

Shtetasi A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️