Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, pas një konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S. që ka ndërhyrë për të ndaluar 55-vjeçarin, ju bëjmë me dije se:
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Vrasja me dashje”, të mbetura në tentativë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 52 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Mollas, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.