Gjirokastër – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. R., 35 vjeç, banues në fshatin Shën Todhër, Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të djalit të tyre të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit O. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. H., 54 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases çeke D. K., 55 vjeçe.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.