Tiranë – Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit“.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A. K., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje“, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin K. K. (i shpallur në kërkim), ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R. K., 19 vjeç.

Gjithashtu, në ngarkim të shtetasit A. K. u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️