Policia Rrugore e Tiranës – Gjatë javës që lamë pas u proceduan penalisht gjithsej, 40 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar kështu në 131 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të drejtimit të automjeteve nën efektin e lëndëve narkotike duke e çuar në 46 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Janë ndëshkuar me masë administrative 786 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

497 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2025 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 248 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 3 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 397 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘