Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 55 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas dyshohet se ka djegur zjarr në afërsi të banesës së tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. Gj. se ditën e djeshme, 2 shtetas të paidentifikuar, i kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte sende personale dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
—
Sot, rreth orës 12:00, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëvrarë me armë zjarri, në banesë, shtetasi L. B., 54 vjeç (person me aftësi të kufizuara).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.