Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe

DVKM Durrës/ Bllokohen 2 mjete lundruese (motoskaf dhe “Jet ski”), në plazhin e Durrësit.

DVKM Vlorë/Bllokohet një mjet lundrues (“Jet ski”), në plazhin e Dhërmiut.

Ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë të rinj, 2 drejtuesit e mjeteve lundruese “Jet ski”, dhe me 100.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues motoskaf.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Durrësit, një mjet lundrues motoskaf me drejtues shtetasin serb E. K., duke lëvizur jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.
Pasi u bllokua mjeti lundrues, në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, shtetasi E. K. u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj, për shkelje të nenit 24/1/c, të këtij ligji.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u konstatua një mjet lundrues “Jet ski”, në plazhin e Durrësit, me drejtues shtetasin A. Ç., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit.
Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues në SPK Durrës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar një mjet lundrues tip “Jet ski”, me drejtues shtetasin R. B., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Himarës. Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, dretuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.