Fier – Kontrolle të befasishme nga Policia

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar persona për verifikim dhe persona që kanë pasur sende të kundërligjshme në automjete.

Kontrolle të befasishme janë duke vijuar në të gjitha qytetet e vendit dhe në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍♂️🇦🇱