Bulqizë/ Vijon puna intensive për goditjen e paligjshmërive, në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre.
✅ Goditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale, pasi shërbimet i kishin konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, vihen në pranga 3 shtetas.
✅ Evidentohet dhe goditet edhe një rast i vjedhjes, pas ndjekjes nga Policia, vihet në pranga 29-vjeçari.
Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshem të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L., Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup.
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
—
Po nga këto struktura është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur dyert dhe dritaret e një ndërtese në fshatin Peladhi, Bulqizë, në pronësi të një banori të këtij fshati. 29-vjeçari, pas kryerjes së vjedhjes, ka tentuar të largohet me automjetin e tij. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.