DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes për bashkëshorten e tij, duke e përndjekur atë në mënyrë të vazhdueshme.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur një motomjet, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. M., pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase 29-vjeçare, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Finiq, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 01.09.2022, shtetasi K. Xh., 65 vjeç, ka kallëzuar se, ditën e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen N. Xh., 58 vjeçe, e cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.