DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim S. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 13.10.2016, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se 1 herë. Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në muajin maj 2022, i ka marrë një 24-vjeçari, një laptop, një aparat celular Iphone 13 Pro Max dhe 700 euro.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. Z., 51 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se 1 herë. Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një 49-vjeçari, shumën e parave 6000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. J., 62 vjeç, banues në fshatin Helmës, Kolonjë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi ka shkaktuar ndotje të ajrit në këtë fshat, duke djegur 7 dynymë mbetje të prodhimeve bujqësore.

Më datë 02.09.2022, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi A. N., 51 vjeç, i cili ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi Dh. N., 21 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.