Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 shtator 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vau i Dejës-Goditën me tytën e armës së gjahut, një shtetas, pas një konflikti të çastit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit.Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Miks”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LSD, MDMA, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.Vihet në pranga poseduesi i tyre. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa zona të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Miks”.Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- D. L., 35 vjeç, banues në Tiranë.Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Në afërsi të Brrylit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. L. dhe shtetasin G. D.Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Escape”.Kapet dhe vihet në pranga, 40-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, për kultivim të bimëve narkotike.Arrestohet një shtetas tjetër që e ka përkrahur 40-vjeçarin, duke e strehuar në banesën e tij.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:A. D., 40 vjeç, banues në Elbasan.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.08.2022, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.Në vijim të veprimeve hetimore është arrestuar edhe shtetasi U. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka strehuar në banesën e tij, shtetasin A. D., pas shpalljes në kërkim nga Policia.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Berat/Informacion paraprak-Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kuçovë/nformacion paraprak-Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 16 janë arrestuar, 70 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 17 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 17 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 17 raste, me 17 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe 3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 6 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar gjithashtu:

-1 rast i veprave penale “Moskallëzimi i krimit”, “Dhunimi i banesës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të arrestuar

-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.