DVP Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. Z., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 39 vjeç, banues në Tragjas, sepse pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta me shtetasin G. B., 33 vjeç, i ka dëmtuar automjetin 33-vjeçarit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. B., 57 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

-R. M., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.