Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka vjedhur lëndë kimike (bujqësore) në pronësi të shtetasit A. G.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. T., 49 vjeç, banues në Suk 2, pasi duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur plastmasi i serave në pronësi të shtetasit I. T.;
-A. P., 40 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, pasi ka prerë kabllon që furnizonte me energji elektrike banesën e vëllait të tij;
-B. V., 29 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në dyqanin me produkte elektroshtëpiake ku punonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.