Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasit Aleksandër Ajazi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 11.11.2019, e ka dënuar me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 2 muaj.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u ndalua shtetasi G. Gj., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. Ç., 31 vjeçe, se vajza e saj e mitur, 13 vjeçe, me dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçarin.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. B., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur struktura të jashtme të dritareve të një objekti kulti, në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.