Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– K. M., 36 vjeç, L. N., 32 vjeç dhe R. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;
– L. N., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin Argent Hodaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin F. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. M., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. R., 19 vjeç, K. R., 18 vjeç, A. D., 19 vjeç dhe E. Ç., 19 vjeç, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. B., 27 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.