Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sarandë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Last summer”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. I dyshuar si autor i 19 rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë dhe parave, kryesisht në ambiente ku qëndronin pushuesit, gjatë sezonit turistik veror, vihet në pranga 45-vjeçari. 45-vjeçari i ndaluar, i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen sende që dyshohet se do të përdoreshin nga autori, për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last summer”, si rezultat i të cilit, u ndalua me iniciativë shtetasi B. S., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë. Ky shtetas dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tepelenë – Ndezi zjarr në tokën e tij, si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të fshatit Qesarat, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 66 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Qesarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Tiranë/Kontrolle në ambiente të ndryshme, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e krimit ekonomik. U kap duke transportuar steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen stekat me cigare. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Durrës – Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Durrës, operacioni policor i koduar “Vollga”. Vodhi 2 herë, produkte ushqimore në të njëjtin market, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. 35-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i 5 rasteve të tjera të vjedhjes me forcë të shumave të parave, në të njëjtën makinetë për kafe, në Vollga, Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vollga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, më datë 27.08.2022 dhe më datë 28.08.2022, ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market, në lagjen nr.18, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari, gjatë muajve qershor dhe korrik, ka vjedhur me forcë shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lezhë / Informacion paraprak-Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 134 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 31 janë arrestuar në flagrancë dhe 95 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, me 6 autorë të arrestuar dhe 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me autorë të dyshuar që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancvë dhe 2 autorë të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje, me autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 24 raste, prej tyre 16 raste janë me autorë ende të paidentifikuar dhe 8 raste me 5 autorë të vënë në pranga dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë evidentuar 2 raste, me 1 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, për secilin rast.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 11 raste, me 5 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ngacimi seksula”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi”, me 1 autor të shpallkur në kërkim.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 13 shtetas.
Janë evidentuar 8 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar në total 6 raste të veprës penale ”Drejtimi i automjeteve në nënyrë të parregullt, me 3 shtetas të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.