Tiranë – Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin I. D., 51 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke dalë jashtë banesës, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin të cilin ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– L. L., 61 vjeç, dhe M. B., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi L. L., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. B. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. B. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, për motomjetin;

– Sh. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga;

– K. L., 26 vjeç, banues në Kamzë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kapën dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Y. H., 52 vjeç, i shpallur në kërkim policor për ngjarjen e datës 22.08.2022, ku në ambientet e pishinës që 52-vjeçari administron, ka rrezikuar të mbytet shtetasja E. T. Shtetasi Y. H. do të procedohet në gjendje të lirë në lidhje me këtë rast, pasi nuk kishte përcaktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste rreziku për mbytje, sipas rregullave të sigurisë në ambientet e pishinave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në Kavajë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasit I. D. dhe A. M.

—-
Më datë 26.08.2022, ka bërë kallëzim shtetasja Z. F., 36 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, motra e saj, shtetasja E. D., 34 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.