Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në rrugën “Mihal Grameno”, një person i paidentifikuar, kishte vjedhur në një supermaket, një shumë parash dhe më pas ishte larguar, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit H. O., banues në Tiranë.Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
—
Në vijim të informacioneve të dhëna gjatë këtyre ditëve, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. M., 23 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Pas referimit të materialeve dhe shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. O., 49 vjeç, si dhe arrestimit të shtetasit D. O., 45 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar shtetasen O. I., 39 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin D. O., 39-vjeçarja ka penguar zbulimin e së vërtetës, ka ndihmuar autorin e dyshuar të plagosjes të largohet nga vendi i ngjarjes, si dhe ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore.
Për këtë ngjarje, vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. O.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje;
Po nga këto struktura u ndalua shtetasi K. K., 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin I. V., 28 vjeç, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.