DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi i shtetasit E. L., 27 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori e u bë shpallja në kërkim e shtetasit R. F., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi më datën 23.08.2022, në fshatin Palasë, kanë tentuar të vjedhin disa materiale, në një kantier ndërtimi.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ll. Q., 42 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 46 vjeç dhe F. M., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi D. V., me vendbanim në Itali, se këta 2 shtetas nëpërmjet mashtrimit, i kanë shitur atij një apartament, të cilin nuk ja kanë dorëzuar ende.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.