Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Delvinë, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me sende të forta (gurë) vëllanë e tij, shtetasin P. Z.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet në pronësi të shtetasit R. K.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin E. C., 35 vjeç, pasi është konstatuar duke bërë punime ndërtimi, në hapësirën bregdetare të marrë me qira prej tij, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Zvërnec-Vlorë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin, me drejtues shtetasin L. K. dhe pasagjere shtetasen Xh. M., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 29-vjeçari, pas përplasjes, është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vijim të veprimeve është arrestuar dhe pasagjeri i automjetit, shtetasi E. J., 31 vjeç, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e aksidentit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.