Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim H. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ,ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. P., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.