Durrës – Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre në kërkim, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi M. M., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në një lokal, në tentativë për të vjedhur portofolin e një shtetasi.

Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasi R. L., banues në Durrës, se më datë 16.08.2022, është larguar nga banesa kunati i tij, shtetasi S. I., 52 vjeç, i cili, sipas kallëzimit të shtetasit R. L. ka probleme të shëndetit mendor, dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.