DVP Gjirokastër – Kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës, evidentohen 2 raste dhe procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve G B., 28 vjeç, G. S., 36 vjeç dhe B. B., 37 vjeç, të tre banues në Gjirokaster, pasi këta shtetas, në mesnatë, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, kanë prishur qetësinë publike, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasve Z. I., L. I., dhe A. I., banues në Tiranë, pasi këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të efektivëve, në lidhje me një konflikt pronësie që kanë me shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.