Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në Cërrik, pasi, në aksin rrugor “Cërrik-Gostimë”, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Dasar, Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi S. Gj., banues në fshatin Fanjë, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur lëndë kimike (plehra) në magazinën e shtetasit M. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.