Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin B. M., 33 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 41 vjeç, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin D. V., 32 vjeç, të dy banues në fshatin Kasallë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të shtetasit Z. H., të cilin e kishte përshtatuar për konsumim të lëndëve narkotike, shtetasit D. V., iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– G. K., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
– F. A., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës administrative, i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash;
– S. B., 36 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.