Vijojnë operacionet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, në zona të pyllëzuara.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, si rezultat i të cilit, përmes 1560 efektivëve dhe 32 dronëve, u asgjësuan 4945 bimë narkotike kanabis, të kultivuara në zona të pyllëzuara.
I shpallur në kërkim për kultivim të 254 bimëve kanabis, në tokën e tij, në fshatin Kapedanaj, vihet në pranga 34-vjeçari.
Në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, në zona të pyllëzuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar operacionin policor të koduar “Kapedanaj”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit në kërkim:
-A. Gj., 34 vjeç, banues në Kapedanaj, Ishëm, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, shërbimet e Policisë, gjetën, sekuestruan dhe asgjësuan me anë të djegies, 254 bimë narkotike kanabis, të kultivuara në një sipërfaqe toke në Kapedanaj, Ishëm, në pronësi të 34-vjeçarit.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.