Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. G., 55 vjeç dhe E. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. B., 61 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “Uji i Ftohtë”, i ka vjedhur një çantën me sende personale një shtetaseje. Punohet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 61-vjeçarit.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 60 vjeç, pasi është konstatuar duke bërë punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me sende të forta, shtetasin E. R.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një shtetase.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
—
Më datë 19.08.2022, shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.