Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë-Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Medicaments”.Mbanin në farmaci medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga administratori dhe farmacistja.Sekuestrohen medikamentet e ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante në farmacinë që administronte, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicaments”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:- E. H., 44 vjeç, administrator farmacisë dhe G. B., 27 vjeçe, me profesion farmaciste, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të shtetasit E. H. dhe me farmaciste shtetasen G. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 12 janë arrestuar, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Mat-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Me armë zjarri në brez, kapet në qendër të qytetit të Burrelit dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Tirana.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe 10 fishekë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:-I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 66 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi është kapur duke vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Strum.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. (M)., R., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë 32-vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi N. B., 49 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 35 vjeç, banues në Levan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Jaru, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi C. B., 79 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 67 vjeç, banues në Allprenaj, Lushnjë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
U referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Kolonjë, Lushnjë, në lokalin në pronësi të shtetasit L. A., janë vjedhur 20.000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve pasi në fshatin Mizë, Divjakë, është tentuar të digjet, dyshohet qëllimisht, automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit J. K., 42 vjeç.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tepelenë-Hynë dhe nxorrën me dhunë nga banesa në fshatin Progonat, 2 shtetase (motra), procedohen në gjendje të lirë 5 shtetasit, të cilët pretendojnë se banesa është në pronësi të tyre.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve G. L., 50 vjeçe, Sh. G., 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60 vjeçe, A. G., 34 vjeç e A. I., 42 vjeçe, banues në Tiranë.Këta shtetas, më datën 18.08.2022, në fshatin Progonat, Tepelenë, kanë hyrë me vetëgjyqësi, në banesën ku aktualisht banon shtetasja A. H., 58 vjeçe dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën 5 shtetasit pretendojnë se është në pronësi të tyre. Për pasojë, është dëmtuar në dorë shtetasja V. D. (motra e shtetases A. H.)Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas janë aktualisht në proces gjyqësor, për pronësinë mbi banesën.Materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Golden bullet”.Finalizohet nga strukturat e DVP Durrës, faza e dytë e këtij operacioni. Shkon në 19 numri i të arrestuarve.Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar në kuadër të këtij operacioni, të zhvilluar më datë 19 maj 2022.Si rezultat i këtij operacioni, më 19 maj, u ekzekutuan 18 urdhra të lëshuar nga SPAK.Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, shërbimet operacionale të DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të kërkuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden bullet”, organizuan dhe finalizuan fazën e dytë të këtij operacioni.Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. Gj., 49 vjec, banues në Durrës.Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden bullet”.Operacioni i koduar “Golden bullet” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 13 janë arrestuar, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste,njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna dhe me 12 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, 1 prej tyre aksidental, 1 me autorë ende të paidentifikuar dhe rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar gjithashtu:
-1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shpifja”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me autor/ë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna, si dhe
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, si pasojë e të cilëve 14 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar si dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.