Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Elbasan-Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari.Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt.Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera , ka zbardhur ngjarjen.Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit:-E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak-Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, shtetasit G(Sh). L., 37 vjeç dhe H. Xh., 34 vjeç, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMË”, me targa të huaja, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatikë.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier, kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Sarandë-Goditën me thikë 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra, Policia vë në pranga 2 autorët e dyshuar.Në pranga dhe punëdhënësi i 2 autorëve të dyshuar, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.Falë ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit:-Xh. T., 24 vjeç dhe Xh. T., 18 vjeç (vëllezër), të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. A., 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit-Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Green mail 2”.Sillnin lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen 2 pako me 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 2”, si rezultat i të cilit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:-M. V., 18 vjeç dhe D. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në taksinë me të cilën udhëtonte drejt Tiranës, shtetasi D. Sh. Si rezultat i kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është shtetasi M. V., i cili ka dërguar shtetasin D. Sh. për t’i marrë pakot nga vëndi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë.Vijon puna nga Njësia per Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 shtetas.
Fier-Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi N. H., 62 vjeç, banues në Kafaraj, Fier, se është larguar nga banesa nusja e djalit të tij, shtetasja E. H., 26 vjeçe, bashkë me fëmijën e mitur dhe nuk janë kthyer më. Po punohet për gjetjen e tyre.
Kurbin/Informacion paraprak-Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 44 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar për të cilin vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste, me 3 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, 2 prej të cilëve aksidentale dhe një rast tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar gjithashtu:
-1 rast i veprave penale “Fyerja”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të arrestuar;
-2 raste të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 2 shtetas të arrestuar;
-5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Kallëzimi i rremë”, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe
-1 rast i veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 14 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, si dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.