Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Kontrollet, edhe për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar në total 13 leje drejtimi, nga këto 8 janë pezulluar për qarkullim tej normave të lejuara të shpejtësisë, 3 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 2 të tjera, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 792 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 187 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 267 masa administrative për tejkalim te normave te shpejtësisë ;
• 30 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 22 masa administrative për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit;
• 18 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;
• 55 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 213 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Risi në këtë sezon është edhe monitorimi i çdo aksi rrugor të qarkut të Shkodrës, me makinën inteligjente dhe me dron, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘