Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin F. P., 42 vjeç, banues në Gjermani, pasi është shpallur në kërkim nga shteti gjerman më datë 27.05.2022, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:
-A. M., 47 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. K. Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale;
-B. D., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet, duket drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;
-E. M., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi drejtuar automjetin është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin O. V., i cili si pasojë e plagëve të marra ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.